PËRGJIMET / “Ia kemi blerë sa qimet e kokës”, si i afërmi i pacientes kërkonte ‘zgjidhje’ nga infermieri i Onkologjikut

2 months ago 16
Reklamë

Zbardhet një tjetër përgjim të dosjes së abuzimeve në departamentin e Onkologjikut në QSUT.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha është zhvilluar një bisedë mes kryeinfermierit Afrim Ruçi dhe bashkëshorti të një prej pacienteve që kërkon të marrë shërbim më para datës së pritjes.

Përgjimet data 1.12.2023:

Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.

Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në dosje theksohet se “nga informacionet e marra në rruge operative ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor e ka kryeinfermieri i pavionit pasi marrin programin e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk e lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim por një pjesë të kësaj kure nxirret për t’u blerë jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private.

Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.

Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është shkelje, ka dhe raste të tjra kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër”.

Skema si vepronin mjekët:

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ndërsa u dhanë masa sigurie për 7 mjekë e specialistë.
Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.
Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e Onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

Read Entire Article