Përkeqësohet situata me flakët në Kallmet të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

3 weeks ago 32
Reklamë

Për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë mbremjen e djeshme malin Vela të Kallmetit në Lezhë, është dashur sërish ndërhyrja nga ajri e helikopterit Cougar.

Flakët u riaktivizuan sërish rreth mesditës dhe dolën jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë. Flakët po i afroheshin qendrës së fshatit Kallmet që ndodhet rrëze malit dhe ku bimësia është më e dendur.

Duke parë situatën, Emergjencat Civile kërkuan sërish ndërhyrje nga ajri pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të veshtirë.

Këta të fundit u janë afruar banesave për të mbajtur larg tyre flakët që favorizohen nga era që vazhdon të jetë prezente. Në këtë betejë janë angazhuar edhe banorët duke ju ardhur në ndihmë ekipeve që janë në terren. /vizionplus.tv

Read Entire Article