Përleshje e ashpër në burgun grek, plagoset rëndë shqiptari

2 months ago 33

Një përleshje e ashpër mes të burgosurve në burgun e Domokos ka sjellë plagosjen e rëndë të një 41-vjeçari shqiptar, i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.

Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të së martës, 27 gusht, mes një 32-vjeçari sirian dhe një 30-vjeçari algjerian, të cilët janë përplasur me të burgosurin shqiptar.

I pari dyshohet se gjatë përleshjes ka përdorur thikë, ndërsa dy të tjerët janë përleshur fizikisht.

Si pasojë,  41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja.

Pas konfliktit pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit, ku u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar.

Sendet e gjetura u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit akuzohen për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore./vizionplus.tvv

Read Entire Article