Përmbyset autobusi me emigrantë në Serbi, 40 persona të plagosur

3 months ago 28

Të paktën 40 persona u plagosën sot kur një furgon me 50 emigrantë të parregullt doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Bela Palankës në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 në autostradën afër Bela Pallankës në drejtim të Nishit, kur një furgon me targa serbe ka dalë nga rruga.

Ekipet e ambulancës nga Piroti dhe Nishi kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe kanë transportuar të lënduarit në spitalet e këtyre dy qyteteve.

Ambulanca në Pirot ka konfirmuar se në spital janë dërguar 18 emigrantë.

Qendra emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Nishit njoftoi se tek ata janë sjellë 22 pacientë, të cilët janë emigrantë dhe se të gjithë meshkuj të rinj.

“Fillimisht asnjë nga pacientët nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën, por derisa t’i nënshtrohen diagnostifikimit nuk mund të japim shkallën e lëndimeve.

Deri më tani, 11 pacientë kanë kryer ekzaminime diagnostike dhe kryesisht kanë lëndime ortopedike dhe neurokirurgjike, por janë jashtë rrezikut për jetën.  Të gjithë pacientët janë të vetëdijshëm”, thuhet në deklaratë.

Vijojnë hetimet që do të përcaktojnë detajet e aksidentit. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article