Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kalimash, ku një trajler i ngarkuar me krom është përmbysur në rrugë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, viktima me inicialet S. L 37-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi, thuhet në njoftimin e policisë.
Për shkak të dëmtimeve, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.