Përplasen katër makina në aksin Korçë-Pogradec, pamje nga vendngjarja

2 weeks ago 29
Reklamë

Një aksident është shënuar ditën e sotme (29 gusht) në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Libonik.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar.

Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article