Përplasen makinat në Levan-Vlorë, nuk ka persona të lënduar. Digjet edhe një automjet në ecje

3 weeks ago 39
Reklamë

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën Levan-Vlorë mëngjesin e kësaj të premteje. Si pasojë e përplasjes së fortë makinat përfunduan të shkatërruara në barrierat anësore të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar.

Në Vlorë ndërkohë një automjet u shkrumbua totalisht pasi mori flakë në ecje. Mjeti ishte duke udhëtuar në drejtim të Orikumit.

Drejtuesi i makinës mundi të dalë në kohë pa pësuar asnjë lëndim.

Ndërkohë ngjarja shkaktoi trafik të rënduar./vizionplus.tv

Read Entire Article