Një aksident i rëndë ka ndodhur në Velekincë të Gjilanit, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi ëhstë përpalsur nga një makinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme.
“Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeç, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e Kosovës.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.