Përplasje në Bregun Perëndimor, vriten 3 policë izraelitë

2 months ago 30

Tre policë izraelitë, përfshirë një grua, u vranë sot në një sulm të armatosur në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, siç njoftoi komandanti i policisë izraelite në territorin palestinez.

Komandanti Uzi Levy i bëri këto deklarata para gazetarëve së bashku me ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, një kolon i ekstremit të djathtë.

“Në vend që të çlirojmë terroristët, ne duhet të vendosim një plumb në kokën e tyre”, tha Ben Gvir.

“E drejta e jetës (e izraelitëve) është më e rëndësishme se liria e lëvizjes së banorëve të Autoritetit Palestinez”, shtoi ministri, një mbështetës i aneksimit të të gjithë Bregut Perëndimor.

Dy nga viktimat janë rreth të 30-tave ndërsa i treti, një burrë rreth të 50-tave, iu humbi jetën si pasojë e plagëve pasi u largua nga vendi i ngjarjes, tha shërbimi Magen David Adom, ekuivalenti i Kryqit të Kuq të Izraelit. /vizionplus.tv

Read Entire Article