Përplasjet gjatë komisioneve, PD kërkon përjashtimin e deputetëve socialistë, “Etika” nuk mblidhet

2 hours ago 19

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar me një kërkesë Kuvendit, ku kërkojnë përjashtimin e tre deputetëve socialistë, të cilët janë pjesë e komisionit hetimor për koncesionet.

Kërkesa mban firmën e Albana Vokshit, kryetare e Komisionit Hetimor, teksa kërkon përjashtimin e Erion Braçes, Plarent Ndrecajt dhe Ilir Metaj. Sipas deputetëve të PD, kolegët socialistë kanë penguar punën e komisionit duke kryer disa shkelje.

Lexo edhe :

Related Posts

Kërkesa e PD drejtuar kryetares së Sekretariatit për Procedurat Votimet dhe Etikën Klotilda Bushka është bërë më 11 tetor për marrjen e masave disiplinore për Ndrecën, Braçen dhe Metajn. Komisioni do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren Komisioni i Etikes nuk është mbledhur./vizionplus.tv

Read Entire Article