Pësoi djegie të shumta gjatë zjarrit në banesë, ndërron jetë në spital i moshuari

5 months ago 28

Ka ndërruar jetë në spital 89-vjeçari Koço Zhidro, i cili dy ditë më parë pësoi djegie të shumta trupore.

I moshuari vuante nga problemet e frymëmarrjes dhe nuk ia ka dalë të mbijetonte.

Ai jetonte i  vetëm në një banesë dy katëshe në periferi të Korçës dhe kohët e fundit për të kujdeses një 47-vjeçare, e cila në momentin e zjarrit ka qenë në banesë me të.

Djegie ka pësuar edhe 47-vjeçarja gjatë kohës që i ka ardhur në ndihmë për largimin e kuvertave që po digjeshin në shtratin e 89-vjeçarit.

Ajo vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës për shkak të djegieve.

Policia tha se zjarri ka qenë aksidental dhe mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e 89-vjeçarit. /vizionplus.tv

Read Entire Article