Pioli me “dhimbje koke”, mbojtësit mbushin infermierinë

7 months ago 27
Reklamë

Stefano Pioli është bërë me “dhimbje” koke për shkak të mungesës së mbrojtësve, pasi shumica prej tyre vijojnë të jenë të dëmtuar.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se i pari që pritet të rikthehet në fushë është Malick Thiaw. Qendërmbrojtësi gjerman mund të rikthehet në fushë për 20  ditë, për t’u përgatitur kështu për të qënë në dispozicion të Stefano Piolit për pjesën e fundit të kampionatit.

Ndryshe është situata në lidhje me Fikayo Tomori dhe Pierre Kalulu, dy qendërmbrojtësit me gjasë do të bashkohen me grupin gjatë muajit mars. Milan renditet në vendin e 3-të me 49 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Napolit, takim ky mjaft i vështirë.

Read Entire Article