Pique dhe partnerja e re kanë plane të mëdha, por pse Shakira nuk do e ketë të lehtë

3 months ago 38
Reklamë

Që kur u bënë të famshëm si çift pak më shumë se një vit më parë, Gerard Pique dhe Clara Chía kanë qenë subjekt i një shqyrtimi të vazhdueshëm publik. Megjithatë, pavarësisht thashethemeve dhe sfidave, marrëdhënia e tyre e ka përballuar stuhinë dhe duket të jetë më e fortë se kurrë. Tani, duke parë nga e ardhmja, çifti po marrin vendime të rëndësishme që mund të shënojnë kapitullin tjetër në historinë e tyre të dashurisë.

Planet e dasmës që dikur ishin pezulluar, tani janë kthyer në tryezë. Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po mendojnë që ti japin fund beqarisë.

Ky lajm do ti vijë si “bombë”, ish-partneres së tij Shakira, e cila nuk mori një propozim për martesë prej 12 vitesh lidhje me Piquen, me të cilin ndan edhe 2 fëmijë, Sasha dhe Milan.

Dy vite më parë ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale. Pas ndarjes, Pique konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.

Me premtimin për një marrëdhënie më të përzemërt, çifti ka folur edhe njëherë për fejesën dhe dasmën e ardhshme. Gjithashtu çifti është drejt blerjes së një shtëpie spektakolare në periferi të Barcelonës. /vizionplus.tv

Read Entire Article