Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
“Gjatë operacionit “Purpose” u ka në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar B. R. alias B. M., 27 vjeç”, njofton policia.
Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv