Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale në Fier.
48-vjeçari fierak u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Stopani akuzohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “trafikim narkotikësh” dhe “shfrytëzim për prostitucioni”.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 14”, kapi në Fier dhe vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./vizionplus.tv