Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Policia njofton rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore adoleshenti, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.
15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat. /vizionplus.tv