Policia ka arrestuar pas disa orësh arrati 30-vjeçarin Ermir Lucaj, i cili pasditen e sotme plagosi me armë Alfred Markun.
Konflikti në plazhin e Tales në Lezhë nisi për motive xhelozie dhe përfundoi me përforimin e armës.
Lexo edhe :
Related Posts
Marku u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Lucaj u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar disa orë më vonë.
Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip “Audi”, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.
Lucaj akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./vizionplus.tv