Plagosi biznesmenin rumun, si mori Elis Rroshkodol emrin e artistit shkodran: Lidhja indirekte me këngëtarin Al Bano

2 months ago 45

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me të kaluarën e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol, i cili u vra ditën e sotme në Shkodër, teksa autori mbetet ende i paidentifikuar.

Viktima njihej edhe me emrin Elis Shkoza, i ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë, i riu ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.

Lexo edhe :

Related Posts

Media rumune “CANCAN” raportonte një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.

Kjo ndodhi pasi ai e ndërroi identitetin në Elis Shkoza, pasi ishte në kërkim nga autoritetet.

Media në fjalë e lidh emrin e tij me artist-këngëtarin tjetër shqiptar, Elis Shkoza, që jeton në Romë dhe bashkë me të vëllanë, Anxhelo Shkoza, posedojnë një shtëpi diskografike.

Pas plagosjes së pronarit të lokalit “Nuba” në Bukuresht vitin e kaluar, autoritetet rumune e shpallën në kërkim të riun me të dy emrat që kishte: Elis Rroshkodol dhe Elis Shkoza.

“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri”, shkruante media rumune në fjalë.

Ngjashmërinë fizike e po ashtu emrin e njëjtë ka shfrytëzuar edhe 36-vjeçari, që nuk konfirmohet nëse është i njëjti. Hipoteza më e mundshme sipas hetuesve, ishte që Rroshkodol ta kishte ndërruar mbiemrin duke shfrytëzuar rastësitë në data, ngjashmëri fizike dhe të dhëna kohore.

“Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 35 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç”, shkruan “Cancan”, duke iu referuar më shumë pistës se mbiemri është ndërruar për të ngatërruar policinë.

Elis Rroshkodol u ekzekutua me armë zjarri tip pistoletë rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia” brenda në një lokal teksa ishte duke konsumuar kafe.

Policia e Shkodrës njoftoi se është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit. /vizionplus.tv

Read Entire Article