Një 76-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pasi pas një sherri banal, ka lënduar me thikë dy persona.
Sipas informacioneve janë plagosur F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.