Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari në Elbasan

1 month ago 41
Reklamë

Një 48-vjeçare është plagosur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në Elbasan. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është shoqëruar në polici.

“Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article