Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës pasi pas një sherri banal ka plagosur me thikë nipin e tij.
Sipas policisë 61-vjeçari T.K ka plagosur me thikë djalin e motrës së tij G.V 46-vjeç, pas një sherri mes tyre.
46-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut ëpr jetën.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
/Vizionplus.tv/