Policia gjermane ka ekzekutuar një burrë në qytetin e vogël të Wolmirstedtit, i cili lëvizte me thikë.
Sipas mediave gjermane, para se të ekzekutohej personi i armatosur me thikë kishte plagosur tre njerëz në rrugë.
Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka therur një të ri në një lokacion tjetër, e më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.
“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Hetimet për motivet e mundshme të sulmit janë duke vazhduar.