Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Leonard Luzit, të arrestuar në Spanjë.
47-vjeçari u vu në pranga pas bashkëpunimit mes autoriteteve tona dhe aty spanjolle dhe do të ekstradohet në Shqipëri.
Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.
Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale./vizionplus.tv