Planifikoi vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt, nisin procedurat për ekstradimin e Leonard Luzit nga Spanja

3 months ago 34

Autoritet shqiptare kanë nisur proceduart për esktradimin e Leonard Luzit nga Spanja, i cili u arrestua për llogari të shtetit tonë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësur se autoritetet shqiptare i kanë nisur atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e Luzit.

Lexo edhe :

Related Posts

Luzi u arrestua në Spanjë për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi akuzohet për atentatin e dështuar për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodoshajt.

Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale. /vizionplus.tv/

Read Entire Article