Plumba djalit të xhaxhait tre muaj më parë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! Si ndodhi ngjarja

2 months ago 44

Policia e Durrësit ka arrestuar 33-vjeçarin Ilir Buçeza, i cili më 21 maj plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Eduart Buçeza, 24 vjeç.

“Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza, 33 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo edhe :

Related Posts

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si ndodhi ngjarja

Më 21 maj 2023 në fshatin Shënavlesh të Durrësit Ilir Buçeza plagosi me armë zjarri kushëririn e tij, Eduart Buçeza.

24-vjeçari u fut nga porta kryesore e shtëpisë dhe në një moment i doli para kushëriri i tij Iliri me armë në dorë.

Ai fillon të gjuajë të riun, të cilin një prej plumbave e kapi në këmbë. Pasi e ka lënë të plagosur në tokë djalin e xhaxhait, ai largohet me makinën e tij të cilën e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të shtëpisë.

Fatmirësisht plumbat të riun e kapën në këmbë.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes ty të afërmve./vizionplus.tv

Read Entire Article