Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Golemit, ku një 61-vjeçare ka ndërruar jetë teksa po lahej.
Policia njofton se viktima është nga Sllovakia.
“Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes./vizionplus.tv