Greqi -Një 62-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Lentarianëve.
Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.
Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke lënë të plagosurin të shtrirë.
62-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Chanias.
Mësohet se shqiptari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga fuoristrada.
Njësia e Qarkullimit në Chania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit./vizionplus.tv