Po mblidhte bagëtitë dhe ra nga lartësia, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

5 months ago 33

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Qafë Shtamb në Krujë.

Burri ka qenë duke mbledhur bagëtitë dhe ka rënë nga lartësia.

“Më datë 06.06.2024, në rrugën për në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article