“Po na marrin frymën”, spanjollët përzënë turistët nga ishulli i Majorkës

3 months ago 18
Reklamë

Spanjollët janë ata që po vuajnë më shumë kostot e turizmit masiv. Megjithatë, banorët në ishullin e Majorkës janë aq të lodhur nga turistët e shumtë sa kanë vendosur të marrin vetë situatën nën kontroll.

Në këtë video ata shihet se si përzënë turistët e huaj nga vendi i tyre. Shumë prej banorëve u panë duke mbajtur edhe pankarta me thirrje të ndryshme ku u bënin thirrje turistëve të largoheshin.

Protestuesit thonë se turistët nuk u japin më para bareve dhe restoranteve lokale dhe në vend të kësaj grumbullohen në resorte luksoze.

Për të zgjidhur situatën e tensionuar mes turistëve dhe banorëve të zemëruar kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë. Protesta më herët ka patur edhe në ishujt Kanarie. Shumë vendas në Ishujt Kanarie thonë, se nuk përfitojnë nga turizmi.

Mundësitë për banim me qira të përballueshme po kufizohen për shkak të tjetërsimit të objekteve në favor të turistëve dhe pagat mesatare për ata që punojnë në sektorin e turizmit mbeten të ulëta.

/a.r

Read Entire Article