“Po na pushtojnë UFO-t”, zbulohet misteri i dritave të çuditshme në qiell

3 months ago 34
Reklamë

Disa drita të çuditshme u shfaqen disa ditë më parë në qiellin e zonës së Daisen duke nxitur teoritë e konspiracionit.

Fotot e dritave në formë shtyllash që u shfaqen disa kilometra në lartësi gjatë natës morën miliona shikime në rrjetet sociale. Madje, pati prej tyre që pyetën nëse toka “ishte nën një pushtim nga jashtëtokësorët”.

Light pillars are an atmospheric optical phenomenon in which vertical beams of light appear to extend above and/or below a light source. Sometimes they even appear as detached from the source.

These ones were spotted over Daisen, a coastal town in Japan. pic.twitter.com/Hyhbf0tte6

— Massimo (@Rainmaker1973) May 20, 2024

Nuk ka zgjatur shumë dhe shkencëtarët zbuluan shkakun e këtyre dritave të çuditshme duke e lidhur me një fenomen atmosferik, i cili shfaqet kryesisht gjatë mbrëmjes ku avujt e tokës nisin që të ngrihen sipër dhe përplaset me rrymat e ftohta në lartësi.

Sipas shkencëtarëve, dritat në fjalë janë reflektime në kristalet disa kilometra sipër tokës të dritave të anijeve që prisnin për t’u ankoruar në port. Për shkak të kushteve të caktuara atmosferike, në atmosferë krijohen kristale uji, të cila në tokë bien në formë vese, por ndërkohë në rrethana të caktuara reflektojnë edhe dritën me burim nga toka. /vizionplus.tv

Read Entire Article