Po ndërtonte pa leje katër shtëpi druri në Bogë për të përfituar nga turizmi, në pranga një 30 vjeçar

5 months ago 35
Reklamë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Bogë, pasi u kap duke ndërtuar 4 shtëpi druri pa leje.

30-vjeçari A.B dyshohet se po ndërtonte këto katër shtëpi druri pa lejën përkatëse mbi një platformë të betonizuar, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë këtë zonë.

Dy automjetet që përdoreshin për transportimin e inerteve, janë sekuestruar në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article