Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan 11 kilogram kokainë me vlerë 1 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Guardia Di Financa në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere, u ndalua makina me të cilën udhëtonte shqiptari.
Pas kontrollit të ushtruar u gjetën 10 pako lëndë narkotike në një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit burgun Napoli-Poggioreale.
Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.
/Vizionplus.tv/