“Poezia ndërkombëtare udhëton në jug” ishte aktiviteti që bëri bashkë në Kolonjë poetë nga Rumania, Bullgaria, Spanja, Greqia, Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Fillimisht poetët u ndalën në qytetin e Përmetit, në Leskovik e duke përfunduar eventin e tyre në Ersekë.
Sipas tyre, të udhëtosh me poetë të ndryshëm, krijosh ura bashkëpunimi dhe te dëgjosh poezinë në gjuhë të ndryshme të jep frymëzim e emocione .
“Si poetë lirike shqiptare do të thoja që është një gjë e mrekullueshme, sepse ndjenjat e poezisë janë transmetuar në gjuhë tjetër, është e bukur e këtë e kam ndjerë sot”
“Vij nga Rumania, jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë udhëtim të poezisë. Nuk me kishte ndodhur ndonjëherë të dëgjoja poezi në kaq gjuhë të botës. Të jep emocione. Më e lumtur duhet të them se jam për shkak se kam njohur kolegë nga gjithë bota dhe kemi krijuar lidhje e ne te ardhmen mund të udhëtojmë tjetër kund “
“Duhet të kuptojmë që nuk është thjesht një udhëtim, është nje lidhje e fortë e poetëve nga bota. Shqipëria ishte shumë e bukur, jugu sidomos e kjo të jep frymëzim”
Kjo ishte hera e parë që mbi 30 poetë nga vende të ndryshme të botës organizonin netë poetike në 3 qytete të jugut, aktivitete të mbështetura edhe nga institucionet e pushtetit loKal./vizionplus.tv