Policia bën bilancin për qershorin: 93 operacione dhe 378 persona në pranga

2 months ago 23
Reklamë

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e aksioneve dhe rezultatet e këtyre aksioneve nga të cilat 378 shtetas, 25 prej të cilëve ishin në kërkim kombëtar kanë rënë në pranga gjatë muajt qershor.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e 10 rasteve të dhunës në familje.

Gjatë këtij muaji, janë finalizuar 93 operacione policore, nga të cilat:

25 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Territor i pastër”;

15 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Tempulli”;

46 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”;

7 në kuadër të planeve operacionale “Plazh i lirë” dhe “Coastline”.

Gjatë këtyre operacioneve, si rezultat i kontrollit të territorit në të gjithë vendin, janë gjetur dhe assgjësuar  rreth 88 000 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, 2500 fara cannabisi dhe pajisje të ndryshme që i shërbejnë kultivimit të bimëve narkotike.

Janë sekuestruar 1.3 kilogramë kokainë, qindra doza kokaine, heroine, cannabisi, ketaminë, ekstazi, GHB, Poppers, si dhe mjete (peshore elektronike dhe grirëse) që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza;

Janë sekuestruar 18 armë zjarri, 6 armë gjahu dhe sportive, 6 granata, 10 kapsolla detonatore, 1 predhë, 1 palë dylbi, 5 radio dhe 2 fenelina si të Policisë, si dhe sasi municioni luftarak.

Gjatë operacioneve të zhvilluara për goditjen e krimeve ekononomike dhe financiare, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 52 milionë euro që dyshohet se kanë burim kriminal.

5 operacione goditën veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa 3 operacione goditën veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Policia Rrugore intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit.

Si rezultat janë vënë në pranga 143 drejtues mjetesh, nga të cilët 104 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 39 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Ndërkaq, Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat janë indentifikuar 44 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 12 raste të përdorimit të dokumenteve false, 4 tentativa për të futur/nxjerrë në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara si dhe 2 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit bën me dije se është e vendosur për të thelluar procesin e vetëpastrimit, duke larguar nga radhët e saj ata punonjës që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo shpërdorojnë detyrën duke u bërë palë me krimin.

/a.r

Read Entire Article