Policia Rrugore e Shkodrës me “dorë të hekurt”, gjobit qindra shoferë për një javë

5 months ago 5

Policia e Shkodrës ka gjobitur me qindra shoferë përgjatë një jave, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Me monitorim të dronëve, policia ka kapur “rebelët” në timon.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave janë  evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative:

-124 drejtues automjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

– 80 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar;

– 85 drejtues automjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 78 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-660 drejtues mjetesh për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./vizionplus.tv

Read Entire Article