Policja me uniformë arrestohet kur vjedh këpucët 140 $ në dyqanin në SHBA (fotot)

8 months ago 9

Një oficere policie nga Mississippi në SHBA ka turpëruar departamentin e saj pasi është arrestuar nga kolegët e vet, për vjedhjen e një palë atletesh në dyqan gjatë orarit të punës dhe me uniformë.

Oficerja tashmë e shkarkuar nga qyteza e Columbus, Robin Conner, 33 vjeçe u arrestua të mërkurën për aktin skandaloz pasi një punonjës i dyqanit e ndaloi atë të largohej me një palë atlete tenisi 140 dollarëshe, njoftonte shefi saj i policisë Joseph Daughtry, për rrjetin vendas Columbus Dispatch.

“Ne e kemi burgosur,” tha ai, duke shtuar se kishte qenë dhe vetë për të arrestuar oficeren me uniformë.

“Është turpëruese për departamentin, por do ta trajtojmë atë ashtu si gjithë të tjerët”.

Daughtry shtoi se punonjësi i dyqanit kishte pikasur Conner që përpiqej të vidhte këpucët dhe e kishte ndaluar atë para se të thërriste numrin e emergjencës 911.

Ajo mori menjëherë pezullim administrativ nga detyra, ndërsa këshilli bashkiak i Columbus votoi dje për shkarkimin e saj, pas dy vitesh shërbim me policinë e qytetit.

“Sapo komuniteti kishte nisur të kishte besim te ne, kjo është si një grusht stomakut. Prandaj përmbushëm detyrimin tonë, jo ndaj dyqanit por ndaj komunitetit”, tha shefi i policisë.

Oficerja tashmë e shkarkuar nga qyteza e Columbus, Robin Conner, 33 vjeçe u arrestua të mërkurën për aktin skandaloz

Top Channel

Read Entire Article