Poloni – Holandë 1-1, ekipet kanë bërë paqe në fundin e pjesës së parë (Ndeshja minutë pas minute)

3 months ago 15
Reklamë

Polonia dhe Holanda do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, në sfidën e parë të Grupit D.

Trajneri Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me 3-4-2-1 kurse Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3.


Formacionet

Polonia: Në portë Szczesny, në mbrojtje Kiwior, Bednarek e Salamon, në mesfushë Zalewski, Frankowski, Romanczuk, Zielinski, Urbanski, Szymanski, në sulm Buksa

Holanda: Në portë Verbruggen, në mbrojtje  Dumfries e Nathan Ake, De Vrij e Van Dijk, në mesfushë Schouten, Reijnders, Veerman, në sulm Xavi Simons, Depay e Cody Gakpo.


Ndeshja minutë pas minute

42′ Ximons jep një pasim të saktë nga e majta e sulmit të Holandës por Gakpo por goditja është e gabuar dhe topi përfundoi mbi traun e portës së Szczesny-s

37′ Pas nisjes së ndeshjes në mënyrë paska të “përgjumur”, polakët nisin të marrin iniciativën, veçanërisht pas golit ë barazimit të Gakpo-s

32′ Pas një aksioni të gjatë në zonën e tulipanëve, Kiwior godet bukur me të majtën por pozicional portieri Verbruggen, pret topin i cili më pas largohet nga De Vrij.

29′ Cody Gakpo barazon rezultatin. Pas disa tentative, sulmuesi më aktiv i tulipanëve në këto 30 minuta dërgon topin në rrjetë.

23′ Reijnders nga e majta i merr kohën polakëve por tregohet altruist duke tentuar të asistojë për Depay por ndërhyn kapiteni Zielinski dhe tulipanët fitojnë një tjetër goditje nga këndi, e treta për tulipanët.

20′ Kapiteni Van Dijk godet me të djathën pas ekzekutimit të goditjes nga këndi nga ana e Veerman. Gjuajtje qendrore e cila pritet nga Szczesny.

19′ Dumfries kroson nga e majta por krosi i tij ndalet nga mborjtësit polak, Goditja këndi për tulipanët.

16′ GOOOL! Goditja e parë nga këndi për polakët dhe Buksa shënon golin e parë të ndeshjes. Adam Buksa, sulmues i Antalyspor në Turqi shënon golin e tij të 7-të me përfaësuesen polake.

13′ Urbanski futet nga e majta e sulmit polak dhe pason në qendër për sulmuesin Buksa por arbitri anësor  sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rasti më i rrezikshëm i krijuar nga polakët në këtë fillim loje.

9′ Mesfushori Reijnders rrezikon portën e Szczesny, por topi i goditur prej tij shkon jashtë. Holanda shumë aktive ne 10 minutat e para.

8′ Cody Gakpo fiton një goditje këndi nga duke sulmuar nga e majta e sulmit holandez.

4′ Holandezët ushtrojnë presion duke i mbajtur polakët në gjysmëfushën e tyre.

2′ Sulmuesi Gakpo godet në shtyllën e djathtë të portierit polak, i cili e pret duke e dërguar në goditje këndi. Gakpo futet nga e majta dhe godet me një goditje të ulët drejt shtyllës së afërt, e pritur nga Szczesny.

Read Entire Article