Polonia do të shpenzojë 4.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen në vitin 2025, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Stanislaw Wziatek për agjencinë polake të lajmeve PAP të mërkurën.
Njoftimi është bërë para konferencës për shtyp për buxhetin e vendit për vitin e ardhshëm e cila është miratuar nga qeveria.
Polonia ka rritur shpenzimet e saj ushtarake që kur Rusia pushtoi Ukrainën fqinje në shkurt 2022 dhe një nga vendet e pakta të NATO-s që shpenzon më shumë se 2 për qind për mbrojtjen, siç kërkohet nga Aleanca. /vizionplus.tv