Polonia kalon ligjin, pilula e emergjencës mund të merret pa recetë

8 months ago 8

Dhoma e ulët e parlamentit polak miratoi sot projektligjin që liron aksesin në pilulën e emergjencës, përdorimi i së cilës ishte subjekt i kufizimeve nga qeveria e mëparshme, konservatore.

Projektligji, i cili gjithashtu duhet të kalojë në Senat dhe më pas të ratifikohet nga presidenti konservator i Polonisë, mori 224 vota pro dhe 196 kundër. Ndër të tjera parashikon që përdorimi i pilulës lejohet nga mosha 15 vjeçare, pa recetën e mjekut. Qeveria e mëparshme në vitin 2017 e ligjësoi që pilula të jetë e disponueshme vetëm me recetë.

Qasja e pakufizuar në pilulën e mëngjesit ishte një nga elementët kryesorë të programit të fushatës së qeverisë së koalicionit pro-evropian. Është e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë presidenti i vendit, i cili është pranë opozitës konservatore. Këshilltarët i kanë thënë atij se ka rezerva për moshën në të cilën mund të administrohet pilula.

Polonia, një vend me një traditë të fortë katolike, ka një nga ligjet më kufizuese të abortit, duke e lejuar atë vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse jeta e nënës është në rrezik.  Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese ka vendosur “jokushtetuese” ndërprerjen e shtatzënisë në rastin e displazisë fetale.

Në vitin 2022, vetëm 161 aborte të ligjshme u kryen në Poloni, nga rreth 2,000 para miratimit të ligjit në vitin 2020. Sipas organizatave feministe, 100,000 gra ndërpresin shtatzëninë e tyre çdo vit duke përdorur pilula, të cilat ishin të ndaluara në Poloni, ose duke shkuar jashtë vendit. /vizionplus.tv

Read Entire Article