Popullsia do tkurret me 14%. OKB: Shqipëria, në 6 vendet më të rrezikuara në botë

1 week ago 18
Reklamë

Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë. Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, duke e renditur Shqipërinë ndër 6 vendet më të rrezikuara për t’u tkurrur deri në vitin 2054.

Sipas skenarit të projeksionit mesatar të Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve që jetojnë në vendet si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Republika e Moldavisë parashikohet të bjerë me 14 për qind në 30 vitet e ardhshme.

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

Bazuar në situatën reale të viteve të fundit ku fluksi i shpërnguljeve të shqiptarëve jo vetëm burrave por së bashku me familjet ka qenë i lartë në drejtim të vendeve të Europës, Angli, Amerikë etj, emigracioni renditet si një ndër shkaqet kryesore.

Në vende dhe zona si Shqipëria, Armenia, Guadalupa apo Xhamajka, emigrimi i një numri të madh të grave të Diapazoni i moshës riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende, ndërsa në vende të tilla si Portugalia, Federata Ruse apo imigracioni në Spanjë ka efektin e kundërt.

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre shqetësimin e marrjes së masave të menjëhershme për shtetet e prekura nga fenomeni.

Rënia e shpejtë e popullsisë në disa kontekste mund të shkaktojë sfidë, që kërkon përgjigje inovative të politikave për të adresuar potencialin makroekonomik, tregun e punës, mbrojtjen sociale dhe pasojat e sigurisë kombëtare.

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

Censi i popullsisë në 2023 regjistroi një popullsi prej 2.4 milionë ndërsa nxori në dukje se rreth 50 mijë shqiptarë largohen mesatarisht, shifra më e lartë e 8 viteve të fundit. Ndërsa rikthimet nga viti në vit janë përgjysmuar. Bazuar në statistikat zyrtare kryesisht numrin e popullsisë por dhe totalit të emigrantëve në 2023 rezulton se në 1 orë nga Shqipëria largohen.

/a.r

Read Entire Article