Portugali-Çeki/Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Euro 2024

3 months ago 13
Reklamë

Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes Portugali-Çeki, e cila eshte dhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Euro 2024.

Portugalia nisi me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne. Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit është Kristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek

Read Entire Article