Portugali-Turqi, në lojë kualifikimi, Belgjika kundër Rumanisë për të qëndruar në lojë për kualifikimin

2 months ago 19
Reklamë

Portugali-Turqi është ndeshja më e fortë e grupit F. Një ndeshje e cila luhet sot, por që i sheh të dyja ekipet pa një presion shumë të madh, duke qenë se i kanë fituar ndeshjet e para.

Luzitanët mundën Çekinë, ndërsa Turqia mundi 3 me 1 Gjeorgjinë. Skuadra që fiton ndeshjen e sotme jo vetëm që kualifikohet zyrtarisht për në fazën e 1/8, po do ta mbyllë si e para e grupit.

Eksperienca dhe cilësia në organikë i bën portugezët favoritë në ndeshjen e sotme, por uria e turqve bashkë me talentët e rinj me siguri  zbusin diferencat dhe do ta bëjnë 90 minutëshin shumë dëfryes.

Portugalia do të vazhdojë t’i besojë veteranit Kristiano Ronaldo, tek i cili u mbështet dukshëm loja edhe ndaj Çekisë, çka herë pas here i krijoi problem ekipit duke mbytur cilësitë e emrave të tjerë të rëndësishëm që kjo kombëtare ka në organikë.

Në krahun tjeter Turqia vëmendjen do ta ketë tek mesfushori Calhanogly si dhe dy yjet e sulmit Kenan Ildiz dhe sidomos Arda Gyler, i shkëlqyer me golin e tij ndaj Gjeorgjisë.

Vëmendje sonte edhe te sfida e grupit E mes Belgjikës dhe Rumanisë. Belgët u mundën në ndeshjen e parë dhe sonte nuk kanë rrugë tjeter veç fitores nëse duan të qëndrojnë në europian përtej grupeve. Rumania është më e qetë.

Me tre pikët që mori ndaj Ukrainës, sonte provon të mos humbasë për t’iu afruar kualifikimit./vizionplus.tv

Read Entire Article