Prag Euro 2024, Kroacia tregon “forcën” me Portugalinë, mposht luzitanët 2-1

3 months ago 27
Reklamë

Kroacia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Portugalinë në Lisbonë, duke treguar kështu një formë të mirë para nisjes së kampionatit europian.

Sfidën e zhbllokoi Luka Modriç, ku falë ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie arriti të kalonte të tijët në avantazh, rezultat që do ta mbronin gjatë gjithë pjesës së parë.

Me të filluar e dyta portugezët kundërpërgjigjen me Diego Zhotën, ku me portën e boshatisur kthen baraspeshën në minutën e 48-të. Golin e fundit, dhe atë që i dha fitoren Kroacisë e shënoi Budimir në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Kroacia i fut “frikën” ekipeve të tjera në Grupin B, ku ndër ta është edhe Kombëtarja shqiptare, sepse mos të harrojmë që Portugalia është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kampionatin Europian, dhe përveç se sot e mundi me rezultat, por edhe me lojë.

Read Entire Article