Presidenca hungareze e BE-së, Veliaj organizon ceremoni të posaçme me ambasadën hungareze

3 months ago 27

Hungaria do të udhëheqë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës organizoi të hënën në mbrëmje një ceremoni të posaçme, në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë.

“Në këto 9 vite si kryebashkiak kam pasur fatin të takoj dy Presidentë të Hungarisë, një herë për sheshin e vogël kushtuar Janosh Huniadit, e më pas për vendosjen e monumentit të Mbretëreshës Geraldinë. Më gëzon fakti kur shoh sot se si po lulëzojnë edhe marrëdhëniet e biznesit mes vendeve tona – një nga kompanitë kryesore ajrore “WizzAir”, theu murin e çmimeve të larta të fluturimeve dhe sot i ka hapur rrugën edhe kompanive të tjera low cost, duke e kthyer aeroportin e Tiranës në numrin një në Ballkanin Perëndimor; kur shikoj edhe kompanitë tona të telekomunikacionit, njëra në pronësi hungareze, kurse tjetra që drejtohet nga një hungarez, kuptoj se si janë forcuar marrëdhëniet e biznesit. Por, edhe një nga bankat kryesore në vend është gjithashtu, një investim hungarez”

Lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, kryebashkiaku tha se Shqipëria vitet e fundit po punon seriozisht për t’ia arritur këtij qëllimi.

“Ambicia e Shqipërisë 2030 është ambicia e Shqipërisë që integrohet në Bashkimin Europian. Jam i sigurt se ngritja e dorës për miratimin e anëtarësisë sonë mund të zgjasë vetëm 30 sekonda, por pas tyre fshihen 40 vite punë. Ne jemi duke punuar për këtë dhe e kemi marrë shumë seriozisht, sidomos vitet e fundit. Nuk e them se kemi qenë seriozë në të 40 vitet e kësaj praktike, por vitet e fundit e kemi marrë shumë seriozisht, ndaj gjatë presidencës hungareze duam të sigurohemi që bëjmë maksimumin për t’i kthyer ngjyrat kuqezi, aty ku e kanë përkatësinë e tyre, aty ku kanë aspiratën e tyre, aty ku të gjithë shohin drejt Perëndimit”

Shqipëria po punon çdo ditë e më shumë për integrimin në BE është shprehur Veliaj./vizionplus.tv

Read Entire Article