Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

2 months ago 42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë.

Deklaratën e tij zoti Milanoviç duke komentuar blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” nga Serbia, kontratë e nënshkruar të enjten ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë Milanoviç njofton Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

/a.r

Read Entire Article