Presidenti i Senegalit thotë se do të dorëhiqet në prill, pas protestave për shtyrjen e zgjedhjeve (fotot)

8 months ago 9

Presidenti i Senegalit Macky Sall ka thënë sot se do të largohet nga posti në fund të mandatit të tij më 2 prill, por sërish nuk ka njoftuar një datë për zgjedhjet e vendit.

Ai tha në një intervistë se do të jetë pjesë e negocjatave politike me të gjitha palët që do të nisin prej të hënës.

Vendimi tij për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për në dhjetor, ka shkaktuar protesta të ashpra prej javësh në vend, me te paktën 3 te vdekur.

Ndërsa javës që shkoi dekreti i tij u shpall antikushtetues nga gjykata më e lartë e vendit.

Shumë trembeshin se shtyrja e zgjedhjeve nga presidenti vinte që ai të mbetej lider i vendit në mënyrë të pakufizuar, teksa rajoni afrikan është përfshirë nga një seri grushtesh shteti ushtarake, shkruan rrjeti BBC.

Sall shtoi më tej se data e zgjedhjeve do të përcaktohet me “dialog kombëtar” që do të nisë të hënën, ku do të përfshihen sipas tij qeveria, opozita dhe shoqëria civile.

Për të bindur kritikët ai ofroi gjithashtu të lironte nga burgu opozitarin e njohur Ousmane Sonko, arrestimi të cilit shkaktoi protesta të gjera vitin e kaluar.

Por opozita është zotuar të vijojë protestat për të ruajtur presionin që presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbaheshin këtë muaj.

President Sall ka kryer dy mandate në Senegal prej vitit 2012 kur premtonte se ‘nuk do të qëndronte më shumë se ç’duhet në post’.

Vendimi tij për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për në dhjetor, ka shkaktuar protesta të ashpra prej javësh në vend, me te paktën 3 te vdekur.

Top Channel

Read Entire Article