Pritej të bënin dorëzimin e lëndës narkotike, arrestohen dy persona në Serbi, mes tyre një shqiptar

3 months ago 49

Dy persona janë arrestuar në Serbi, gjatë një tentative për të dorëzuar lëndën narkotike.

Një nga të arrestuarit është shqiptar, ndërsa një bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi dhe Drejtoria e Policisë Kriminale në Suboticë, ka bërë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 32 kilogramë marijuanë dhe kanë arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Siç njofton MPB-ja, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, S. M., 44 vjeç, nga Shqipëria dhe M. S., 28 vjeç, nga Subotica, janë arrestuar gjatë një tentative për të dorëzuar lëndën narkotike.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzimet penale do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë./vizionplus.tv

Read Entire Article