Prodhuam aq sa konsumuam, 5.4 milion Mwh energji në 8 muaj, ulen humbjet në rrjet

3 hours ago 15

Temperaturat e larta por dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë 8 muajve të parë të vitit ndonëse ishin një lajm i mirë për qytetarët të cilët kryen pushimet e tyre, nga ana tjetër ndikuan në prodhimin e energjisë elektrike ne vend.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë 8-mujorit u prodhuan rreth 5.4 mln mWh, duke shënuar rënie në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 6.2 mln mWh energji.

Prodhuam aq sa konsumuam, 5.4 milion Mwh energji në 8 muaj, ulen humbjet

Në total në këtë periudhë të vitit konsumuam pothuajse aq sa prodhuam. Ky tregues deri në gusht arriti në rreth 5.47 milionë mWh energji, një nivel i përafërt me periudhën janar- gusht të vitit të kaluar, ku konsumi u regjistrua në 5.31 mln mWh.

Prodhuam aq sa konsumuam, 5.4 milion Mwh energji në 8 muaj, ulen humbjet

Sa i përket energjisë së humbur në rrjet ky tregues shënoi rënie në 8 mujor. 17.56% e energjisë u regjistrua e humbur duke shënuar përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.15%.

Plani për 2024 përfshin një nivel humbjesh rreth 18.5%, 0.57% më shumë sesa synohet të arrihet nga OSHEE. Ndërsa në  2025 në 2025 ky nivel duhet të jetë pranë 18.1%-ve.

/a.r

Read Entire Article