Protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, policia njofton rrugët që do të bllokohen

1 month ago 22
Reklamë

Policia ka njoftuar planin e masave të ndërmarra për ruajtjen e rendit gjatë protestës së opozitës në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.

Policia njoftin se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Read Entire Article