Protestuesit hyjnë me forcë në panairin e famshëm të bujqësisë në Paris (fotot)

8 months ago 10

Dhjetra fermerë dhe protestues hynë sot me forcë duke u përleshur me forcat e rendit në panairin e përvitshëm të bujqësisë në Paris, ku presidenti Macron do të takohet me sindikatat.

Mes thirrjeve të fermerëve dëgjoheshin ofendime dhe kërkohej dorëheqja e Macron.

“Kjo është shtëpia jonë!”, thërrisnin fermerët teksa policia me veshje të rënda tentonte t’i ndalonte të avanconin.

Protestuesi Pascal Beteille, tha se nuk priste asgjë nga vizita e Macron.

“Kjo është shtëpia jonë e përvitshme, e fermerëve, kur se ata na presin me policë specialë”, tha ai për agjencinë Reuters.

Macron kreu një takim të shkurtër me sindikatat fermerë, ndërsa më pas u bëri thirrje protestuesve të mos prishnin panairin.

Panairi i bujqësisë në Paris është një event madhor në Francë me më shumë se 600,000 vizitorë në nëntë ditët e tij.

Ai është gjithashtu një event tradicional politik ku pushtetarët dhe opozitarët kryejnë shpesh deabte e përballje të ideve, nën vëzhgimin e afërt të mediave dhe publikut.

Eventi i sivjetshëm vjen në një kohë protestash masive të fermerëve në të gjithë Evropën kundër kufizimeve dhe rritjes së kostove nga qeveritë e BE, me reduktim të subvencioneve, dhe burokracive ambjentaliste të kërkuara nga BE.

Dhjetra fermerë dhe protestues hynë sot me forcë duke u përleshur me forcat e rendit në panairin e përvitshëm të bujqësisë në Paris, ku presidenti Macron do të takohet me sindikatat.

Top Channel

Read Entire Article